Ballina / Shkencë / Neuroshkencë: Meshkujt janë më të prekur nga ndikimet ambientale
truri

Neuroshkencë: Meshkujt janë më të prekur nga ndikimet ambientale

Në studimin e parë shkencor të këtij lloji, hulumtuesit thonë se kanë zbuluar që dallimet mes trurit të mashkullit e femrës fillojnë prej në mitër.

Ky përfundim i tyre është mjaft i diskutueshëm, pasi që shumë ekspertë pohojnë që influencat shoqërore janë më të rëndësishme.

Megjithatë, shkencëtarët të cilët i kanë skanuar 118 fetuse në gjysmën e dytë të shtatzënisë për t’i analizuar lidhjet mes gjinisë dhe lidhshmërisë së zhvillimit të trurit besojnë se diferencat janë biologjike.

Profesoresha Moriah Thomason thotë se një prej diferencave më kryesore kishte qenë në lidhjen përgjatë zonave të largëta të trurit.

Sipas këtij studimi të kryer nga shkencëtarët amerikanë, e i cili është publikuar në revistën “Developmental Cognitive Neuroscience”, truri i femrës që rritet në mitër prodhon lidhje të distancave më të gjata.

Profesoresha Thomasson ka thënë se kjo qëndron më pak e vërtetë për meshkujt, të cilët janë më të prekur nga influencat ambientale.

@Fluidi

Provo po ashtu

marsi uji

Zbulohet ujë nëntokësor në ekuatorin e Marsit

Nëntoka e Marsit është e pasur me ujë, pas zbulimit të liqenit nëntokësor pran Polit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.