Ballina / KRYESORE / Netta Barzilai nga Izraeli fituese e Eurovizionit
izraeli eurovizioni

Netta Barzilai nga Izraeli fituese e Eurovizionit

Pas votimit të 43 shteteve dhe votave të publikut, këngëtarja nga Izraeli Netta Barzilai ka fituar Eurovizionin 2018.

zraeli është shpallur fitues në festivalin e këngës, Eurovision. Këngëtarja Netta Barzilai me këngën “Toy”, ka fituar 529 pikë.

Në vendin e dytë ka dalë Qipro me këngën ‘Fuego’ interpretuar nga shqiptarja Eleni Foureira, ndërsa në vendin e tretë u rendit Austria.

“Herën tjetër në Jerusalem!”, tha Netta pasi shpalljes së fitores.

Votat e renditën Shqipërinë në vendin e njëmbëdhjetë në garën evropiane të këngës.

Eurovisioni këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Në natën finale të festivalit, performuan këngëtarë nga 26 shtete.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

flamuri i kosoves

Çka parashihet me projektligjet për FSK-në ?

E tri projektligjet e votuara të enjten në Kuvendin e Kosovës parashohin organizimin e Minsitrisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.