Ballina / Shkencë / Nëse rrini natën zgjuar, mund të vdisni

Nëse rrini natën zgjuar, mund të vdisni

Shkencëtarët thonë se qëndrimi zgjuar gjatë natës për një kohë të gjatë mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë edhe vdekjen e parakohshme.

Revista shkencore Chronobiology International ka publikuar studimin në të cilin thuhet se nëse qëndroni zgjuar natën atëherë rrezikoni të prekeni nga diabeti, çrregullimet psikike dhe vdekja e parakohshme.

Shkencëtarët kanë kryer analiza të 433.268 personave të rritur në Britani të Madhe gjatë një periudhe prej gjashtë vjet e gjysmë.

Gjatë studimit kanë vdekur më shumë se 10.000 bashkëpjesëmarrës dhe shkencëtarët kuptuan se kanë vdekur dhjetë për qind e atyre që kishin deklaruar se qëndrojnë zakonisht natën zgjuar.

@Fluidi

Provo po ashtu

modifikimi gjenetik njerezor

Hapet “Kutia e Pandorës”, shkencëtarët kritikojnë modifikimin gjenetik njerëzor

Shkencëtarët dhe akademikët nga e gjithë bota dënuan sot një kërkim kinez që pretendon se, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.