fbpx

Nëse nuk vendos maskën, karantinohesh dhe detyrohesh të lexosh libra

Çfarë ndodh në Turqi nëse kapeni nga policia sepse nuk keni vendosur maskë në hapësira publike ose në vendin e punës?

Në provincën e Sakarya, në veri-lindje të vendit, ekziston një sanksion i vetëm i llojit të tij. Personi që do të kapet pa maskë do i duhet të paguajë 100 euro, karantinë e detyruar tre ditore dhe duhet të lexojë dhjetë libra.

Masa e veçantë është bërë e ditur nga Guvernatori Cetin Oktay Yildrim përmes profilit të tij në Twitter.

Për ata që thyejn karantinën, qeveria e Ankarasë ka urdhëruar shtrimin e tyre të detyruar në spital për një periudhë prej pesëmbëdhjetë ditësh.

“Deri më tani ne kemi sanksionuar tashmë 65 persona dhe ne synojmë të vazhdojmë me masa të rrepta.“- tha guvernatori.

Në të gjithë Turqinë kontrollet janë shtuar për shkak të rritjes të numrit të të infektuarëve nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se Turqia është në “kulmin e dytë të valës së parë”.

Sa i përket kthimit në shkollë, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se ajo do të kryhet gradualisht, duke filluar nga kopshti dhe shkolla fillore, ndërsa zbatimi i masave do të përshtatet për secilin qytet ose provincë, në varësi të evolucionit të epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.