Ballina / Shëndet & Fitnes / Nëse doni t’i keni dhëmbët e bardhë – ja çfarë duhet të hani

Nëse doni t’i keni dhëmbët e bardhë – ja çfarë duhet të hani

Jo vetëm të mbajturit pastër, por edhe ushqimi është i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve.

Stomatologu australian, Steven Lin thotë se shumëkush ka probleme me dhëmbët, ndonëse i lan rregullisht e si duhet.

Sipas fjalëve të dr. Linit, vitaminat A, K2, D e E janë kryesore për dhëmbë të shëndoshë, ndërsa shumica e njerëzve nuk i marrin në sasi të mjaftueshme.

“Kur nuk i merrni sasitë e mjaftueshme të vitaminës A gjëndrrat tuaja të pështymës nuk e bëjnë punën e tyre dhe mund të shkaktojnë pika në sipërfaqen e dhëmbit. Vitamina D është e rëndësishme për dhëmbë të fortë, sepse nxit zhvillimin e odontoblastimit, përgjegjës për regjenerimin e qelizave të dhëmbit”, thotë dr. Lin.

Vitamina K2 e shpërndan kalciumin barabar nëpër trup, ndërsa vitamina E është antioksidues, i cili i mban nën kontroll bakteriet në gojë.

Vitaminën A mund të merrni me konsumimin e prodhimeve të qumështit, vezëve, karrotës dhe perimeve të verdha e të errëta, vitamina K2 gjendet në buter, vezë, sallamë dhe djathra të lehtë, vitamina E në brokoli, spinaq e arra, deri sa vitamina D gjendet në kërpudha, djathë të yndyrshëm dhe disa prodhime të qumështit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.