Ballina / PSIKOLOGJI / ‘Nëpër ferrin e pasioneve’: Dhjetë thënie të arta nga Carl Gustav Jung

‘Nëpër ferrin e pasioneve’: Dhjetë thënie të arta nga Carl Gustav Jung

“Ai njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer kurrë ato.”

“Aty ku dashuria sundon, nuk ka vullnet për pushtet, dhe aty ku pushteti dominon, dashuria mungon. Njëri është vetëm hije e tjetrit.”

“Pranimi i vetëvetes është esenca e gjithë problemit moral dhe mishërimi i të gjithë botëkuptimit në jetë.”

“Duhet ta kem edhe anën e errët, nëse dua të jem i plotë.”

“Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.”

“Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.”

“Takimi mes dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: të dy elementët transformohen edhe nga reaksioni më i vogël.”

“Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.”

“Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.”

“Një ëndërr, është një derë e vogël dhe e fshehur, në strehën më të thellë dhe intime të shpirtit, e cila i hapet asaj nate të qëmotshme kozmike që ishte shpirti, shumë kohë përpara se të ekzistonte egoja e të ndërgjegjshmes.”

Provo po ashtu

memoria, kujtesa, mend

Shoqërimi në baza ditore ul demencën

Shoqërimi në baza ditore dhe takimet e shpeshta me miqtë gjatë moshës 50 – 60 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.