Ballina / KRYESORE / Nënshkruhet Protokolli për pranimin e Maqedonisë në NATO
dimitrov-stoltenberg-6-shkurt_2019_protokoli i nato per maqedoni

Nënshkruhet Protokolli për pranimin e Maqedonisë në NATO

Ambasadorët e 29 vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike sot në selinë e organizatës e nënshkruan Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Në ceremoninë në selinë e Aleancës në Bruksel, mori pjesë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili sot në mëngjes direkt u nis në Bruksel nga Uashingtoni.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fillim deklaroi se “ky është një moment historik për vendin. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras treguan guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, me çka kontribuuan edhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

“Kjo ishte një rrugë e vështirë e mbushur me kompromise. Një kohë të gjatë Ju prisnim që të inkuadroheni në familjen tonë. Keni marrë pjesë në misione të NATO-s dhe i keni plotësuar reformat e nevojshme që të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s. Pas nënshkrimit pason procesi i ratifikimit dhe besoj se do të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare”, deklaroi Stoltenberg.
Ai theksoi se prej sot përfaqësuesi i Maqedonisë do të jetë në tryezën e NATO-s.

“Presim që të vazhdojnë reformat e nevojshme edhe për anëtarësimin në BE, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta” theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Shefi i diplomacisë të Maqedonisë tha se “kjo ishte një rrugë e gjatë që para disa vitesh e filluam me edhe nëntë vende të tjera, Maqedonia së shpejti, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese do të jetë Maqedonia e Veriut. Me këtë e plotësojmë edhe qëllimin strategjik-anëtarësimin në NATO. Ky është rezultat i punës së shumë brezave dhe obligim i brezit tonë”, tha Dimitrovi.

Sipas tij, kjo nuk u arrit lehtë, por, megjithatë brezi ynë arriti sukses me marrëveshjen midis kryeministrave Zaev dhe Cipras, si dhe me përkrahjen e kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.

“Për ne anëtarësimi në NATO është kalimi në anën e sigurisë, stabilitetit, vlerave dhe lirive civile”, shtoi Dimitrov.

Në fund Dimitrovi sqaroi se “rruga që kaluam na bëri më të pjekur, i zgjidhëm të gjitha problemet me fqinjët në një rajon i cili ende ballafaqohet me pasiguri të caktuara. Rruga nuk ka përfunduar, por dëshirojmë që të ecim së bashku. Maqedonia do t’i plotësojë të gjitha reformat që i premtoi. Prej sot vendi im u bë me të vërtetë i fuqishëm, duke i falënderuar të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare që sot vunë firmat e tyre në protokoll./MIA/

@Fluidi

Provo po ashtu

Mitrovicë: Kush është i riu që vdiq nën gërmadhat e hotelit “Adriatik”

I riu që humbi jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.