fbpx

Nënshkruhet marrëveshje për shfrytëzimin e 1 milion eurove për zhvillimin e projekteve të efiçiencës së energjisë

Agjencia Kosovare për Efiçiencë të Energjisë dhe Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë̈ kanë nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e 1 milion eurove për zhvillimin e projekteve të efiçiencës së energjisë. Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi tha se 17 milionë euro janë tashmë në Fondin Kosovarë dhe prej këtij momenti është funksionalizuar për implementimin e projekteve. Ministri po ashtu theksoi se është më rëndësi që këto mjete të nisin të shfrytëzohen sa më shpejt, që konsiderohet si mundësi për zhvillim ekonomik në vend. Kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi, ka thënë se në këtë kohë të pandemisë, funksionalizmi i fondit është mjaft i dobishëm. Ai parasheh që do të ketë rreth 40 përqind kursime të shpenzimeve për energji elektrike. Ndërsa, kryesuesi i bordit të Fondit për Efiçiencë, Lum Mita, tha se me funksionalizmin e Fondit Kosovarë për Efiçiencë të Energjisë, Kosova do të jetë më afër BE-së. Komunat e Kosovës për objektet publike do të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij Fondi, veçanërisht për objektet spitalore dhe shkollore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.