Ballina / Biznes / Karrierë / Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e romingut në vendet e Ballkanit
rumingu ne ballkan

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e romingut në vendet e Ballkanit

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë një delegacion, që po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili e ka nënshkruar këtë pakt.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti, transmeton REL.

Kohë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte thënë se vendosja e taksës doganore nga Qeveria e Kosovës, ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, nuk ka ndikuar në tregtinë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës, por ka rrezikuar të gjitha marrëveshjet rajonale, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen.

Marrëveshja e romingut pritet të zbatohet në tërësi në korrikun e vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti.

@Fluidi

Provo po ashtu

vetevendosje

Vetëvendosja po përgatitet për protesta

Pas një kohe të gjatë, duket se Lëvizja Vetëvendosje do t’u kthehet protestave. Një të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.