Nënshkruhet letra e interesit për autostradën Prishtinë – Nish

Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në prani të presidentit Donald Trump.

Letrat e Interesit janë nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në SHBA Adam Boehler dhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit Kimberly Reed, për financimin e projektit që parashihet të lidhë Prishtinë dhe Nishin.

Boehler me këtë rast tha se ’Autostrada e Paqes’ do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën, dhe do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis Kosovës dhe Serbisë si vende fqinje.

DFC dhe EXIM planifikojnë të dërgojnë delegacione në Beograd dhe Prishtinë më vonë këtë muaj për të çuar përpara punën në Autostradën e Paqes dhe projekte të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.