Ballina / KOSOVA / Nënshkruesit e Pavarësisë: Shteti u shpall, dështoj shtetndërtimi
lajmi, infoglobi

Nënshkruesit e Pavarësisë: Shteti u shpall, dështoj shtetndërtimi

Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kanë deklaruar se 17 shkurti i vitit 2008, është ngjarja më e rëndësishme e historisë së Kosovës.

Megjithatë, ata janë një zëri se Kosovën e presin shumë sfida, dhe se sipas tyre, zhvillimet e fundit kanë bërë të qartë se qytetarët tashmë e kanë humbur entuziazmin për një të ardhme më të mirë.

Ish presidenti i Kosovës dhe nënshkruesi i parë i Deklaratës së Pavarësisë, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se 17 shkurti i vitit 2008, është ngjarja më e rëndësishme e historisë së Kosovës.

“Kosova në kohën e sprovave të para ka treguar qëndrueshmëri si shtet, por shtetin më të ri Kosovën, e e presin shumë sfida”, ka thënë Sejdiu.

Për dallim nga ish-presidenti Sejdiu, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se zhvillimet e fundit e kanë errësuar kujtimin për 17 shkurtin e 2008-tës.

Por ai ka theksuar se shpallja e pavarësisë është ngjarje historike për Kosovën dhe popullin e saj.

“Nuk ka dyshim se tre vjetët e parë ishin vite të një entuziazmi të ligjshëm institucional e qytetar. Ishte e natyrshme se sa ishte entuziazmi për pavarësinë dhe sovranitetin, por ishin edhe pritjet tona si politikanë, po edhe si qytetarë. Megjithatë, tash qytetarët kanë humbur entuziazmin për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe ish-deputetja e Aleancës për Kosovë të Re, Myzejene Selmani, po ashtu nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë, ka deklaruar se shteti i Kosovës u shpall, mirëpo shtetndërtimi si shtet demokratik me një të ardhme evropiane dështojë.

Sipas saj, kjo tregon se gjendja politike, ekonomike dhe sociale është e padurueshme në Kosovën tonë.

“Në ditën e shpalljes se pavarësisë kam deklaruar se shteti u shpall me gjakun e dëshmorëve me punën e arkitektit te pavarësisë Presidentit Rugova, dhe të miqve ndërkombëtar, por themelet e shtetit si duhet nuk u ndërtuan duke mare parasysh elitën politike e cila nuk ka vizion, mision e vullnet politik që Kosova të jetë shtet politikisht e ekonomikisht i fortë, i fortë me investime të huaja dhe të brendshme dhe të mos ketë pakënaqësi sociale”, ka thënë ajo për InfoGLOBI.

Dështimin në shtetformim, sipas Selmanit, janë në jo shtrirje të autoritetit të shtetit në gjithë Republikën e Kosovës, jo zbatim të ligjit dhe Kushtetutës, jo luftim të korrupsionit dhe krimit ekonomik, jo një Qeveri e cila nuk sheh pozicionin e vet të kolltukëve por sheh gjendjen e qytetarëve.

Kurse duke folur për sfidat, ajo ka shtuar se sfidat e shtetit të ri janë zbatimi i ligjit Kushtetutës, zhvillimi ekonomik, sepse, sipas saj, një shtet i fortë ekonomikisht i duhet edhe BE-së, dhe ShBA-ve, e jo një shtet i korruptuar dhe jo funksional.

Ajo ka thënë e të arriturat e vendit janë vetë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë dhe përballen me gjendjen ekonomike -sociale politike në Kosovë.

Duke folur për migrimin ilegal, ajo ka thënë se kjo e dëmton procesin e liberalizimit te vizave, por në anën tjetër, ajo ka shtuar se, edhe BE duhet të dijë se Taks Forca e tyre e EULEX-it në Kosovë duhet të arsyetojë taksat e qytetarëve evropian.

“Dështimi i elitës së politikës kosovare u reflektua për 6 muaj dhe kjo i shtyrin qytetarët që mos të shohin të ardhme për fëmijët e tyre në Kosovë dhe morën rrugën e migrimit”, ka thënë Selmani. Infoglobi/L BEKA.

Provo po ashtu

cigare_infoglobi

Befasohet shqiptari, fotoja e këmbës së tij të amputuar – në pako cigaresh

Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.