Ballina / KOSOVA / Nenad Rashiq: Ndarja e Kosovës ide katastrofike
kdi, kosova, serbia Nenad Rashiq

Nenad Rashiq: Ndarja e Kosovës ide katastrofike

“E ardhmja e raporteve Kosovë-Serbi nga perspektiva e qytetarëve në Kosovë”, tryeza e diskutimit e mbajtur sot nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) 

Në këtë diskutim morën pjesë deputeti Dukagjin Gorani, ish-deputetja Rada Trajkoviq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, si dhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Ish-deputetja Rada Trajkoviq, deklaroi që rezultati i bisedimeve Kosovë-Serbi deri më tani më së shumti i ka goditur serbët e Kosovës, pasi që, siç tha ajo “është diskutuar në përgjithësi për integrimin e veriut, por diskutimet i kanë prekur të gjithë serbët e Kosovës”. Sipas saj, serbët janë harruar nga shteti i Serbisë, ndërsa institucionet e Prishtinës nuk punojnë për mbështetjen e mbijetesës së serbëve. Trajkoviq tha se përfaqëson grupin e njerëzve të cilët janë kundër ndarjes së Kosovës si zgjidhje potenciale në mes palëve, duke shtuar që kjo zgjidhje do të sillte destabilitet. Ish-deputetja Trajkoviq vlerësoi që pajtimi mes dy shoqërive duhet të fillojë me dënimin e kriminelëve të luftës, të cilët akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës. Kurse, sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, ajo u shpreh që “nuk është hequr dorë nga kjo ide, përderisa presidentë të të dyja vendeve janë Thaçi dhe Vuçiq.”

Në anën tjetër, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, duke folur në përgjithësi për procesin e dialogut, vlerësoi që ka pasur organizim dhe menaxhim të keq të tij. Ai kundërshtoi idetë rreth korrigjimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, duke i cilësuar si ide katastrofike. Sa i përket rolit të serbëve të Kosovës në procesin e normalizimit, sidomos serbëve që jetojnë në jug, Rashiq theksoi që “serbët përdoren si mekanizëm nga Beogradi, përkatësisht nga struktura në pushtet atje, për tregti të tyre politike”. Ai potencoi që asnjë zgjidhje nuk duhet të arrihet pa përfshirjen e serbëve të Kosovës, si dhe kërkoi që të ndërpritet strategjia e shpërnguljes së tyre nga Kosova.

Të pranishmit tjerë në këtë diskutim, ngritën pyetje dhe shqetësime lidhur me prezencës e idesë për korrigjimin e kufijve në bisedimet mes palëve, përkatësisht të pasojave eventuale që kjo zgjidhje do të kishte për serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër, kthimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova, si dhe veprimet e institucioneve për garantimin e jetesës dhe interesave së përbashkëta të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit “Perspektiva Evropiane – ndërtimi i konsensusit kombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë.

Provo po ashtu

Me transport kufomash mishin e kurbanëve

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.