Nëna e mbyt të birin, pastaj bën vetëvrasje

Policia në Pensilvania të SHBA-së njofton se i ka nisur hetimet ndaj një incidenti, pasi një nënë 40-vjeçare e ka mbytur qëllimisht të birin duke ia zënë frymën, e pastaj e ka vrarë veten.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga oficerët e policisë, të cilët ishin dërguar të hënën në shtëpinë e tyre në qytetin Township, për një kontroll të mirëqenies sociale.

Sheri Shermeyer u gjet e shtrirë në shtratin e saj, e vdekur nga plagët e vetë-shkaktuara me armë.
Policia thotë se Sheri me qëllim ia kishte zënë frymën të birit, John. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.