fbpx

Në trurin e vajzës gjendet embrion binjakësh

Njëzetegjashtëvjeçarja Yamini Karanam ishte e shokuar kur i është kumtuar se, në vend të tumorit, në trurin e saj po zhvillohej një fetus i tërë binjakësh, me flokë, eshtra e dhëmbë.

Se diçka nuk është në rregull Karanam e kishte vërejtur vjeshtën e kaluar, kur i ishin paraqitur vështirësi gjatë leximit dhe në të kuptuarit e bisedës.

Karanam i ka kaluar gjashtë muaj duke vizituar neurologë të ndryshëm dhe neurokirurgë anembanë vendit, në kërkim të përgjigjeve – mjekët thjesht nuk dinin se çfarë procedure diagnostifikim të zbatojnë në të.

Problemi shëndetësor është zgjidhur duke iu falënderuar mjekut Hrayr Shahinian nga Instituti për studime të kafkës në Los Angeles.

Ai ia ka dalë ta heqë binjakët me një lloj intervenimi kirurgjik me metodë minimale invazive, me të cilën me instrumente të veçanta është e mundur të bëhet një prerje shumë e vogël në tru.

Ndonëse është fenomen shumë i rrallë, ky lloj i fetusit rudimentar të palindir nuk është i panjohur në mjekësi. Quhet “teratom”, ndërsa dr. Shahinianuri thotë se gjatë 7.000-8.000 intervenimeve të bëra krirugjike deri tash në karrierën e tij ka hasur vetëm në një rast të këtillë, te vajza e Hong-Kongut, e cila ka lindur shtatzënë me një fetues çifti binjakësh.-InfoGlobi