Ballina / TEKNOLOGJI / Në treg edhe çorapet e mençura !!!

Në treg edhe çorapet e mençura !!!

Krahas akcesorëve të shumtë, si syzet prej xhami (Google Glass) , orës së mençur (I Watch), rripit inteligjent, unazës magjike, tani në treg po dalin edhe çorapet inteligjente!

Po, po. Keni lexuar mirë. Deri në fund të vitit ju do të mund të bleni një ‘palë’ të tilla.

Kompania Sansoria ka sjellur këtë risi inovative, çorapet që kanë senzorë në tri pjesë të ndryshme.

Sensorët do të masin hapin tuaj, shpejtësinë e vrapimit apo shtrirjen e këmbës. Madje, çorapet do ti ruajnë të dhënat e regjistruara nga senzorët, kvshtu që ju mund ti përcjellni ndryshimet eventuale. Pritet që ky aplikacion të gjejë shtrirje të gjerë në masë. InfoGlobi mëson se informacionet që do të regjistrohen do të ndihmojnë mjekësinë por edhe ndërgjegjësimin e njeriut për jetë të shëndoshë. Në mos asgjë tjetër do të jeni në dijeni sa keni ecur gjatë ditës. Do të mund ta krahasoni me atë se si jeni ndier në ditën e caktuar dhe të viheni në lëvizje për ta arritur ritmin e caktuar të ecjes ditor.

Sansoria thotë se se çorapet mund të lahen deri në 35 herë. Pastaj ato sipas të gjitha gjasave do të dalin jashtë përdorimit, apo mbase inovatori po shikon mundësinë që në të njejtat të gjejë hapësirë për ti ripërtrirë senzorët e dëmtuar nga larja.

Dhe e dini çka: Një palë çora do të mund ti bleni me vlerën prej 199 dollarësh.

A e vlen??? /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

google pixel 4

Google Pixel 4 do të kontrollohet pa e prekur ekranin

Google ka konfirmuar një nga thashethemet më të mëdha rreth Pixel 4 të ardhshëm, duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.