Ballina / KRYESORE / Në Serbi kërkohet seancë e jashtëzakonshme për Kosovën
kuvendi-i-serbise

Në Serbi kërkohet seancë e jashtëzakonshme për Kosovën

Drejtuesi i lëvizjes ‘Dveri’, Bosko Obradoviq, ka kërkuar sot që Kuvendi i Serbisë të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për sa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Në hollin e Kuvendit, Obradovic u kishte thënë gazetarëve se ai nuk ka parë ende asnjë platformë, në bazën e së cilës presidenti i Serbisë mund të vazhdojë negociatat me Kosovën në Bruksel, shkruan Tanjug, transmeton Express.

Dialogu i Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka muaj që ka stagnuar.

Serbia nuk rikthehet në dialog pa iu plotësuar kushti për heqjen e taksës, në anën tjetër Prishtina është e gatshme që të rikthehet në dialog, por kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, është i vendosur që taksa të mos hiqet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në anën tjetër është formuar edhe një ekip i unitetit, i përfaqësuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, për bisedimet me Serbinë, të cilët kanë hartuar një platformë për këto bisedime.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtojnë ekipin së bashku me platformën, pasi sipas tyre Qeveria Haradinaj dhe ekipi i krijuar nuk kanë legjitimitet.

@Fluidi

Provo po ashtu

Ruairi O Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

O’Connell : Zyrtarët e korruptuar kosovarë nuk do të mund të hyjnë në Britani

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar se zyrtarëve të korruptuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.