Ballina / Kulturë / Në Rahovec po mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë

Në Rahovec po mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë

Si i vetmi i këtij lloji në Kosovë, në hotelin Park Plaza në Rahovec, të shtunën filloi punën treditëshe edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë.

Ky festival organizohet me nismën e poetit tē mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, Fahredin Shehut, i cili është edhe ideator dhe themelues i këtij festivali tashmë edhe i shënuar në hartat kulturore botërore.

Këtë herë në festival marrin pjesë 14 poet nga vendet ballkanike si Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, por edhe nga Japonia, Jordania, Italia, Islanda dhe shtete tjera.

Festivalin e ka përshëndetur edhe i pari i Rahovecit, kryetari Smajl Latifi, i cili falëmnderoi Fahredin Shehun, të cilin e konsideroi si ndërlidhës mes Rahovecit dhe Kosovës me botën kulturore, dhe premtoi mbështetjen edhe më të madhe, ashtu që ky festival që me vite tjera të jetë më i begatshëm.

Në hapjen ceremoniale, të gjithë poetët lexuan poezitë të tyre në gjuhën amtare me përkthim brilant të përkthyesit Ilir Shehu, ndërkaq me duartrokitje frenetike është përshëndetur poezia e poetit Tendo Taijin në gjuhën japoneze.

Përshtypje mbresëlënëse ka qenë edhe paraqitja e poetit nga Bosnja dhe Hercegovina, Ramiz Huremagiq, i cili thotë se me kënaqësi ka pranuar ftesën e Fahredin Shehut, por në vazhdim thotë se për shkak të budallakive të politikanëve po pëson zhvillimi dhe këmbimi i jetës kulturore mes dy vendeve, dhe u shpreh se me dëshirë kishte ardhur edhe në këmbë në qytetin e bukur të Rahovecin, për çka ka shprehur falëmnderim për bujarinë dhe mikpritjen.

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.