Ballina / KOSOVA / Në OVL UÇK duan rivlerësim të procesit të veteranëve
veteranet

Në OVL UÇK duan rivlerësim të procesit të veteranëve

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka folur sot përsëri për publikimin e listave të veteranëve të cilët prokuroria ka cilësuar se kanë përfituar jashtëligjshëm.

Në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, Gucati ka thënë se mënyra që ka zgjedhur Prokuroria Speciale për verifikimin e veteranëve nuk qon drejt një zgjidhjeje efikase, pasi që sipas tij një gjë e tillë mund të shkaktoj kaos juridik.

Ai tutje ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës formimin e një komisioni për rivlerësimin e këtij procesi.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së kërkon nga Qeveria që të filloj rivlerësimin e gjithë këtij procesi me anë të një komisioni i cili do të punojë në bazë të kritereve të sakta të përcaktuara me ligjin e veteranëve. Kjo gjë do të ishte më pak e kushtueshme dhe prokuroria do të lirohet në punën e saj”, tha Gucati .

“Mënyra që ka zgjedhur Prokuroria Speciale nuk çon drejt një zgjidhjeje efikase, por mund të shkaktojë një kaos juridik” , ka thënë ai.

Tutje, Gucati ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së OVL-së është marrë vendim që veteranët mos të ndërmarrin asnjë veprim deri në deri në një qëndrim tjetër të kësaj organizate.

Madje i pyetur për numrin e përgjithshëm të aplikacioneve të shqyrtuara nga prokuroria e Kosovës, Gucati ka thënë se Prokuroria ka gënjyer ngase sipas tij nuk kanë qenë 80 mijë aplikacione por 65 mijë.

@Fluidi

Provo po ashtu

kek

Hajrizi: Nuk është zgjedhur kushëriri i Thaçit për Drejtor

Faruk Hajrizi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.