Ballina / KRYESORE / Në Lazarat vritet një pjesëtar i RENEA-së

Në Lazarat vritet një pjesëtar i RENEA-së

Në Lazarat të Shqipërisë është vrarë një pjesëtarë i forcave policore , ndërkohë që dy të tjerv janë plagosur, kanëonfirmuar për infoGlobin burimet zyrtare policore në Shqipvri.

“Efektivi i RENEA-s u qëllua me plumb në kokë nga një prej banesave të fshatit Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA ishin në aksion për kapjen e personave që qëlluan në mesnatë, në qendër të fshatit”, thonë zyrtarët policorë.

Gjatë të Mërkurës në Lazarat është ndërmarr një aksion policor anti – kanabis, mirëpo forcat policore patën vështirësi të futen në fshat sepse kanë hasur në rrezistencë nga persona të armatosur.

Raportohet se të armatosur janë disa banorë  të Lazaratit.

Operacioni policor që ka mobilizuar FNSH-në e Fierit dhe të Tiranës dhe forcat speciale po vazhdon ende.

Sipas njoftimit më të fundit të policisë, efektivi u qëllua nga një shtëpi, në momentin kur forcat RENEA kishin bllokuar makinën me grupit të armatosur, të cilët qëlluan me armë gjatë natës në Lazarat.

Gjatë operacionit, në momentin që policia ka bllokuar makinën me autorët dhe disa armë që kanë gjuajtur natën, nga një drejtim tjetër nga një shtëpi është gjuajtur mbi policinë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një polic i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe është plagosur dhe një polic tjetër i RENEA-s, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar zonën, po bëhet krehja për kapjen e autorëve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.