Ballina / Kulturë / “Në Kosovë mund të prodhohen filmat më të mirë”

“Në Kosovë mund të prodhohen filmat më të mirë”

Studentët e fakultetit të arteve dhe studentë tjerë të interesuar kanë pasur sot rastin të bashkëbisedojnë me dy producentët e filmave me famë botërore, Christoper Miles dhe Michael Sarne.

Në workshopin që u mbajt pas filmave “Wonderland”, “Last conffession” dhe “Buzkashi Boys” studentët patën rastin që tu bëjnë pytje nga më të ndryshme producentëve.

Në fjalën e tij Michael Sarne shprehu bindjen e plotë se të rinjtë në Kosovë kanë aq talent sa mund të bëjnë filma të ndryshëm që mund të shfaqen në audiencën ndërkombëtare. Madje ai kërkoi nga ta, që nga dita e sotme të fillojnë të bisedojnë për një film, i cili vitin tjetër të shfaqet në Festivalin e Filmit “Hyjnesha në Fron”.

“Në këtë vend, ka hapësirë për art. Në këtë tokë, ku ju jeni të ulur në këto karrige, mund të prodhohen filmat më të mirë” tha Christopher Miles.

Ata thanë se gjatë ditëve sa kanë ndenjur në Kosovë në kuadër të Film Fest Kosova “Hyjnesha në Fron” kanë takuar, artistë dhe studentë të cilët premtojnë shumë për artin.

“Ata ishin shumë ambicioz dhe punëtor” tha Sarne.

Në workshop morën pjesë edhe studentë nga vendet e rajonit, të cilët u shprehën të privilegjuar të takojnë producentë, si Miles dhe Sarne.

Përndryshe në Teatrin Kombëtarë, në kuadër të këtij festivali të enjten do të shfaqen dhjetë filma, duke filluar nga ora 13 shfaqen pesë filma të metrazhit të shkurtër “The Bloody Money”, “The Cement Mixer”, There’s a Man In

The Habit of Hitting Me On The Head With An Umbrela”, “ Momo” dhe “ The Suicide Shop”.
Ndërsa nga ora 15, pritet të shfaqen këta filma, “Delicacy”, “Kiss Me Softly”, “The Acrobat”, “Exhibition” dhe filmi përmbyllës i festivalit dë të jet “Pandas”.

Pas shfaqjes së filmave në orën 20:00 mbahet Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për filmat më të mirë, dhe përmbyllja e Fest Film Kosova HNF 2013./infoGLOBI/F.Hyseni// (Foto infoGLOBI: Majtas – Michael Sarne, Djathtas – Chrisoper Miles)

@infoGlobi

Provo po ashtu

john keats

Çfarë i shkruajti John Keats të dashurës së tij Fanny Brawn

Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.