Ballina / KRYESORE / Në Kosovë mbi 61 për qind e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike e psikologjike në shtëpi
femijet .lojërat

Në Kosovë mbi 61 për qind e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike e psikologjike në shtëpi

Shqetësim për gjendjen e fëmijëve në Kosovë dhe mosrespektim të të drejtave të tyre kanë shprehur edhe zyrtarë të UNICEF-it, por edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Shumë fëmijë po kryejnë punë në rrugë, por edhe Kosova nuk është e përjashtuar nga ky fenomen, por gjithashtu shumë fëmijë janë viktima të dhunës në shtëpi. I bëj thirrje Qeverisë që të respektojë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve që është miratuar këtë vit. Kosova ka të rinj të cilët janë të njohur si Dua Lipa , Rita Ora , Majlinda Kelmendi , Uta Ibrahimi , Nora Gjakova dhe të gjitha këto janë vajza që ne duhet t’i marrim si modele që shoqëria të zhvillohet”, ka thënë Natalyia Apostolova-Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në anën tjetër, koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë, ka kërkuar që urgjentisht të respektohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, i miratuar për herë të parë tek para rreth 4 muajve.

Sipas të dhënave të KOMF-it, 6.8% e fëmijëve në Kosovë punojnë në kushte të rrezikshme, ndërsa 61.4% e fëmijëve kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë fizike apo psikologjike në muajt e fundit.

Ndërkaq sipas një vlerësimi nga UNICEF-i, nga 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, vetëm 5,300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërkaq 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur jashtë shkollave. Vlerësohet se fëmijët me aftësi të kufizuara përbëjnë afërsisht 2.1 përqind të nxënësve në shkolla, por rreth 15% të popullsisë bazuar në vlerësimet globale për mbizotërimin e aftësisë së kufizuar.

Një vit më parë UNICEF kishte shpaluar edhe të dhëna tjera shqetësuese në raport me fëmijët. Mbi 200 milionë fëmijë në botë vuajnë nga kequshqyerja dhe, sipas të dhënave më të fundit, rezulton se rreth 151 milion fëmijë janë me kequshqyerje kronike dhe 50,5 milionë të tjerë janë të prekur nga kequshqyerja akute, doli sot nga një raport i UNICEF-it.

Në vitin 2017, kequshqyerja u shoqërua me rreth tre milionë vdekje të fëmijëve.

A jeni prindër? A keni përdorur dhunë ndaj fëmijëve ndonjëherë dhe pse? NA SHKRUANI /KOMENTONI Në FAQEN TONë Në FACEBOOK APO Në RRJETIN TWITTER

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.