Në Kosovë kërkohet mielli, në Holandë marihuana e në ShBA municioni

Evropa tashmë është cilësuar nga ekspertët si vatra kryesore e koronavirusit të ri. E paprekur nuk ka kaluar as Kosova, ku tanimë janë shënuar 19 raste të të infektuarve me këtë virus.

Pamjet që tashmë janë bërë zë zakonshme janë radhët e gjata për tu furnizuar nëpër vende të ndryshme të botës. Mirëpo njerëzit nëpër vende të ndryshme, po kërkojnë edhe gjëra të ndryshme.

Në Kosovë “lufta” kryesore po bëhet për miell, ku kosovarët, në këto ditë kur veç është shënuar numri 19 i të infektuarve me koronavirus, furnizimin më të madh kërkojnë ta bëjnë me miell, transmeton gazeta “Zëri”.

Ndërkohë situatë tjerët po mbretëron në Holandë ku përdoruesit e kanabisit janë parë duke pritur në radhë të gjata për t’u furnizuar me kanabis, pasi qeveria mori vendim për mbylljen e dyqaneve që e shesin lëndën.

Shumë persona shkuan në këto dyqane për të siguruar rezerva para se ato të mbylleshin në afatin e caktuar nga qeveria.

Ndërsa evropianët rezervojnë marihuanën, amerikanët rezervojnë municione. Raftet janë duke u boshatisur në të gjithë botën, por përveç frikës se nuk do të ketë furnizime të mjaftueshme në periudhat e karantinës, amerikanët gjithashtu kanë shqetësime se nuk do të ketë municione dhe armë të mjaftueshme, duke rritur kërkesën dhe duke bërë radhë të mëdha tek furnizuesit.

Një shitës me pakicë i municioneve në internet ka dëshmuar një rritje eksponenciale të shitjeve që nga fundi i shkurtit, të cilën kompania ia atribuon shqetësimit publik për koronavirusin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.