Ballina / KOSOVA / Në Kosovë 73 për qind e popullsisë dëshiron në BE
Komisioni Evropian

Në Kosovë 73 për qind e popullsisë dëshiron në BE

Popullariteti i Unionit Evropian mbetet i lartë në Kosovë, ku 73 për qind e popullsisë do të votonte pro një referendumi eventual për anëtarësimin e vendit në bllok.

Kështu tregon i treti sondazhi i kryer nga institucioni UBO Consulting për EU Perspective,  i financuar nga Bashkimi Evropian, i treti me radhë.

Sipas sondazhit, 73 për qind e të intervistuarve mendojnë se integrimi në BE do të përmirësonte gjendjen e demokracisë dhe ekonomisë në vendin ballkanas.

Sondazhi në fjalë ka një rritje të lehtë prej 1 për qind të popullsisë që dëshirojnë aderimin në Union krahasuar me një sondazh analog të vitit të kaluar.

Aktualisht, Kosova është në negociata me BE-në për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që do ta afrojë më shumë vendin ballkanas me Perëndimin.

Shteti më i ri i Evropës është gjithashtu në bisedime për procesin e liberalizimit të vizave me Brukselin dhe problemi kryesor që has në këtë drejtim është fluksi i madh i azilkërkuesve.

Provo po ashtu

Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

Në qendrën e numrit dhe rezultateve edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.