Në klinikën infektive 7 raste janë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 08. 04.2020, gjenden të hospitalizuar 49 pacientë me Covid-19, në pritje të rezultateve janë 8 raste si dhe janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 3 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 18 raste të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.

Nga 49 raste të infektuar me Covid 19:

• 40 raste janë në gjendje stabile

• 7 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe;

• 2 raste në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere ,duke çuar në 5 numrin e të infektuarve brenda hospitalor.

Pesë (5) infermieret e infektuara me Covid -19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.