Ballina / KOSOVA / Në Këshill të Sigurimit SHBA kërkon heqjen e taksës
pressman shba keshilli i sigurimit

Në Këshill të Sigurimit SHBA kërkon heqjen e taksës

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka kërkuar që Kosova të heq apo pezulloj taksën.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka thënë se janë të pakuptimta seancat e shpeshta në këtë Këshill.

“Është dëshpruese që në momentin situata kërkon përmirësime, ne dëgjojmë gjuhë kundërthënëse, pajtohem me kolegun tim gjerman. Vazhdimësia e këtyre takimeve nuk ka ndonjë kuptim nëse po ndihmon paqen dhe sigurinë”, ka thënë Pressman.

Tutje ai ka thënë se SHBA-të mbështesin dialogun, por që sipas tij, Kosova duhet ta heq apo pezullojë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjes në mënyrë që ky dialog të mos bllokohet.

“Për të bërë hapa përpara, për Kosovën nënkupton heqja apo pezullimin e tarifave dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë, për të siguruar një të ardhme për një prosperitet dhe përspektivë evropiane”, ka thënë Pressman.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakord për rrallimin e takimeve për Kosovën që mbajnë për aktivitetet e UNMIK-ut dhe për gjendjen në Kosovë nga raportimi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Që nga viti 1999, kur u nxor Rezoluta 1244, ka qenë kthyer në rregull që çdo tre muaj Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të informonte Këshillin e Sigurimit për gjendjen e sigurisë, të drejtave të njeriut dhe të tjera në Kosovë. Po ashtu, Këshilli i Sigurimit informohet një herë në tre muaj nga shefi i misionit të OKB-së, për aktivitetet e UNMIK-ut. Ky ritëm nuk ka ndryshuar që atëherë, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

Prandaj vendet anëtare të Këshillit të Siigurimit që e kanë njohur Kosovën kanë kohë që kërkojnë që ritmi i takimeve informuese të ndryshojë, sepse gjendja në Kosovë është më e stabilizuar dhe se kriza të tjera në botë kërkojnë forcat dhe energjitë e Këshillit të Sigurimit. Por ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën kanë këmbëngulur në të kundërtën.

Në muajin gusht të 2018, Mbretëria e Bashkuar, mbajti presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit dhe inicioi zgjerimin e afatit të mbajtjes së takimeve për Kosovën nga tre në katër muaj. Ideja u kundërshtua nga Rusia dhe anëtarë të tjerë të KS. Edhe tani në muajin shkurt, Mbretëria e Bashkuar inicioi diskutimin për të gjetur një kompromis në ciklin e raportimeve, duke mos e mbajtur takimin tani në muajin shkurt. Deri një ditë më parë, nuk ishte e sigurt nëse takimi do të mbahej apo jo.

Një kompromis ka qenë mbajtja e takimit të KS tani në muajin shkurt, dhe shtyrjen e afatit për takimet e tjera. Në vitin në vijim do të ketë edhe dy takime të tjera, një në qershor dhe një në muajin tetor. Kurse vitin e ardhshëm, më 2020 Këshilli i Sigurimit do të mblidhet vetëm dy here në vit, më prill dhe tetor. Se si do të zhvillohet më tej do të varet nga situata në vend, thotë në një njoftim presidenti i Këshillit të Sigurimit.

@Fluidi

Provo po ashtu

Mitrovicë: Kush është i riu që vdiq nën gërmadhat e hotelit “Adriatik”

I riu që humbi jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.