Ballina / Kulturë / Në Izrael zbulohet mozaiku mahnitës
mozaiku tel aviv

Në Izrael zbulohet mozaiku mahnitës

Një grup arkeologësh izraelitë prezantuan sot një mozaik të rrallë dhe të bukur, që daton nga periudha romake, i zbuluar në portin antik të Cezaresë, në veri të Izraelit.

Ky mozaik daton në shekullin II dhe të III pas Krishtit, tre metra i gjysmë i gjerë dhe me një gjatësi tetë metra, njoftoi Autoriteti izraelit i Antikiteteve në një deklaratë.

“Ky është një mozaik i një cilësie të spikatur dhe me ngjyra ku shquhen tre personazhe, burra të pasur të veshur me tunikë me mëngë të shkurtra, ku njëri është me pamje ballore dhe dy të tjerët në profil.

Mozaikë të të njëjtit lloj gjenden vetëm në Qipro dhe në veri të Sirisë.

Cezarea shtrihet 50 kilometra larg nga Tel-Avivi në brigjet e Mesdheut, u themelua 2030 vite më parë nga Herodi i Madh, një mbret i emëruar nga romakët.

Cezarea ka qenë një nga qendrat kryesore romake të rajonit, deri në periudhën e kryqëzatave.

Aktualisht, rrënojat e qytetit tërheqin një numër të madh turistësh. Aty organizohen rregullisht  koncerte në një teatër romak.

@Fluidi

Provo po ashtu

frika feja kontrolli

Arsyet pse njerëzit krijuan fenë dhe mitet

A ka gjë që frika nuk e arrin dot? Që nga provokimi i luftërave dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.