Ballina / BOTA / Në Gjermani çdo i katërti person ka prejardhje të huaj
Në Gjermani çdo i katërti person ka prejardhje të huaj

Në Gjermani çdo i katërti person ka prejardhje të huaj

Në Gjermani çdo i katërti person ka prejardhje të huaj. Vitin e kaluar ky numër u rrit edhe më shumë. Grupimin më të madh të të huajve e përbëjnë turqit.

Numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017. Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi. Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%. Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj.

Afro 3 milionë  vetë me origjinë turke

Ndër 19,3 milionë individë me origjinë të huaj në Gjermani, 2,8 milionë kanë prejardhje turke, 2,1 milionë janë me origjinë polake, 1,4 milionë me origjinë ruse, 1,2 milionë me origjinë kazake dhe 0,9 milionë me prejardhje rumune.

Të dhënat bazohen në mikrocensusin, regjistrimin sporadik ku çdo vit pyetet 1% e popullsisë në Gjermani. Statusi i migrimit u pyet tek personat banues privatë dhe jo në qendra komuniteti. /DW

@Fluidi

Provo po ashtu

termet

Shqipëri: 42 dridhje të tokës nga e shtuna

Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.