Messi, Ronaldo

Në ethet e pritjes së ndeshjes Real Madrid vs. Barcelona

Të gjithë fansat e futbollit janë në ethet e pritjes së ndeshjes së radhës së Real Madridit e Barcelonës, që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid.

Barcelona si lider në tabelë udhëton për në Madrid me 11 pikë diferencë ndaj Real Madridit.

Real Madrid me të gjitha forcat si ekip do mundohet ta përmbys paksa epërsinë, e cila gjendet e 5 -ta në tabelë me 31 pikë.

Po ashtu diçka tjetër që e favorizon klubin e Barcelonës në këtë El Clasico është se Barcelona nuk ka asnjë humbje sa i përket këtij edicioni 2017/18, dhe mbetet të shihet se a do mund ta thyej Real Madridi këtë seri pozitive të Barcelonës.

Si në El Clasicot e kaluara edhe tani do të jetë konkurrenca mes dy lojtarëve më të mirë në botë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit të cilët janë barazuar me Topa të Artë. Të dy lojtarët kanë nga 5  të tillë.

Sa i përket lojtarëve nuk dihet ende se kush do të startojë nga minuta e parë, por nga Barcelona dihet se transferi më i shtrenjtë në histori të klubit Osmane Dembele është i lënduar dhe do mungojë .

Këto dhe shumë gjëra tjera rreth El Clasicos mbetet të shihen te shtunën me 23 dhjetor nga ora 16:00./infoglobi/a.s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.