Ballina / Shkencë / Në Egjipt u gjet mumia e vjetër mbi 3 mijë vjet
mumia e vjeter mbi 3 mije vjet egjipt

Në Egjipt u gjet mumia e vjetër mbi 3 mijë vjet

Mumia e gjetur në qytetin jugor të Egjiptit, Luksor,është ruajtur në një sënduk që nuk ishte hapur më parë. Besohet se ajo është e vjetër rreth 3 mijë vjet.

Sarkofagu është njëri nga dy të gjeturit më herët gjatë këtij muaji nga një mision francez, të cilët janë të përqendruar në krahun perëndimor të lumit Nil.

Sarkofagu i parë ishte hapur edhe më herët dhe ishte analizuar nga zyrtarët, por hapja e këtij sarkofagu ishte më e veçantë, sepse nuk është hapur asnjëherë më parë dhe i tërë procesi u zhvillua në prani të mediave ndërkombëtare. Ministri i antikiteteve deklaroi se brenda sarkofagut është gjetur trupi i një gruaje, e quajtur Thuya, ndonëse më vonë zëdhënësi i kësaj ministrie tha se emri është ende në process të identifikimit.

“Njëri nga sarkofagët i përket shekullit të XVII-të, ndërsa tjetri dinastisë së shekullit të XVIII-të. Të dy sarkofagët kishin brenda mumie”, tha ministri i antikiteteve, Khaled al-Anani. Në mesin e gjërave të gjetura, përpos sarkofagëve, kishte edhe statuja dhe figura tjera të vogla, të ndërtuara nga druri dhe argjila.

VIDEO

Gërmimi u zhvillua në 300 metra thellësi për pesë muaj, ndërsa para se të hasin në sarkofagët, gërmuesit zbuluan një tavan që ishte i zbukuruar me piktura, në të cilën shfaqej pronari dhe familja e tij. Egjipti i ka bërë disa zbulime antike gjatë këtij viti. Autoritetet shpresojnë se këto zbulime do ta ngrisin imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar dhe do ta rrisin numrin e turistëve, i cili ka rënë që nga kryengritjet e vitit 2011, shkruan “The Guardian”.

 

Provo po ashtu

Radio sinjalet “misterioze” që zbulohen në hapësirë

Teleskopi më i madh kinez ka zbuluar më shumë se 100 pulsione radio misterioze që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.