Ballina / Kulturë / Në ditën e sotme më 1912 u shkrua romani i parë për Tarzanin
romani per tarzanin

Në ditën e sotme më 1912 u shkrua romani i parë për Tarzanin

Më 27 gusht të vitit 1912 në Shtetet e Bashkuara u botua romani me aventura, Tarzani i Majmunëve, i autorit Edgar Rice Burroughs.

Siç shkruante autori amerikan, Tarzani ishte djali i një lordi anglez, i cili vdiq gjatë një ekspedite gjuetie në Afrikë dhe djali u rrit nga majmunët.

Libri mbi Tarzanin u bë një nga librat më të shitur dhe u pasua nga libra të tjerë rreth njeriut të xhunglës, që u quajt mbreti i majmunëve Mbi 25 milionë kopje të librit mbi Tarzanin, të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë, u shitën në gjithë botën.

Lidhur me aventurat e Tarzanit janë shkruar libra komikë, janë ndërtuar programe radio-televizive dhe janë xhiruar një varg filmash.

Ish-kampioni olimpik në not, Johnny eissmuller, u bë i famshëm për interpretimin e rolit të Tarzanit në disa filma të xhiruar ndërmjet viteve 1932 dhe 1948. Johnny eissmuller vdiq në vitin 1984. Tarzani vazhdon të jetë akoma një personazh popullor i filmave kinematografikë.

@Fluidi

Provo po ashtu

piramidat

Zbulohet varri i vajzës së Faraonit në Egjipt

Dhoma e varrit 3700 vjeçare e vajzës së Faraonit besohet të jetë gjetur pranë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.