Ballina / KOSOVA / Në ditën e komunitetit LGBTI Kosnett thërret për dinjitet e barazi, për zbatim ligjesh
Philip S. Kosnett

Në ditën e komunitetit LGBTI Kosnett thërret për dinjitet e barazi, për zbatim ligjesh

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka marr pjesë në konferencën kushtuar të drejtave të barabarta dhe kushtetuese për personat LGBTI.

Me këtë rast, ai ka shprehur përkrahjen e tij karshi këtij komuniteti duke thënë se ende ka punë për t’i garantuar të drejtat e tyre dhe për t’i pranuar më hapur në shoqëri.

“Bashkojmë zërin tonë për thirrje dhe dinjitet për barazi për gjithë personat pa marrë parasysh identitetin e tyre gjinor. Anë e mbanë botës njerëzit e LGTBI parandalohen për t’i ushtruar të drejtat e tyre të njeriut. Në Kosovë përkundër një Kushtetute, komuniteti ende lufton për një pranim më të gjerë në shoqëri”, tha ai.

Kurse nga organizata Cel, Blerti Morina tha se dita kundër Homofobisë është shumë e rëndësishme për t’i paraqitur dhe njohur.

“Ligjet nuk janë të mjaftueshme vetëm në letër, por duhet të jenë dhe në praktikë”, tha ai

Provo po ashtu

Haradinaj thotë se Italia duhet ta mbështes Kosovën drejt liberalizimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.