Në dimensionin e tretë të John Lenon

John Winston Ono Lennon ka qenë një muzikant anglez i muzikës rock, tekst-shkrues, autor, dhe aktivist paqeje, si dhe njëri nga themeluesit e “The Beatles”.

John Lennon është një artist me ndikimi më të madh dhe të suksesshëm të shekullit XX. Zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista.

Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga thëniet më të mira të cituara nga ai, në tekste këngësh, libra, intervista etj.

1. Ti nuk ke nevojë që dikush të të thotë se ku je e çfarë je. Ti je ai që je dhe që je krijuar vetë!

2. Postieri kërkon një autograf! Taksisti kërkon një foto. Kamarjerja kërkon një shtrëngim duarsh. Secili e kërkon një pjesë tënden.

3.Muzika është pronë e gjithkujt. Vetëm botuesit mendojnë se disa janë pronarë të saj.

4.Zoti është koncepti me të cilin ne matim dhimbjen tonë.

5. Unë besoj në gjithçka, derisa të jetë provuar e kundërta. Kështu që unë besoj në përrallat, mitet, dragojtë. Të gjithë ekzistojnë, qoftë edhe nëse ekzistojnë në mendjen tënde. Kush mund të thotë se ëndrrat dhe makthet nuk janë reale sot e kësaj dite?

6. Si zakonisht, është një grua e mrekullueshme prapa çdo idioti!

7.Gjithçka është më e qartë kur je në dashuri.

8.Nëse dikush mendon se dashuria dhe paqja janë një klishe që duhet lënë prapa në vitet e 60-ta, ky është problem i tij. Dashuria dhe paqja janë të përjetshme, kaq.

9.Roli im në shoqëri, ose roli i çdo artisti dhe poeti, është që të përpiqet dhe të shprehë çfarë ai ndjen. Jo t’i tregojë popullit se çfarë të ndjejë. Jo si një predikues, jo si një lider, por si një reflektim i ne të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!