Kosova do të vazhdojë të përfaqësohet në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë CEFTA përmes UNMIK-ut, ashtu siç është përcaktuar në preambulën e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2006.
Kjo pasi në takimin e fundit të nivelit ministror të shteteve anëtare të CEFTA-s, Serbia ka refuzuar që ta pranojë përfaqësimin e Kosovës si shtet në këtë marrëveshje.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ka qenë pjesë e takimit nga pala kosovare, ka pohuar që kjo çështje është ngritur në tryezën me përfaqësuesit e shteteve anëtare të CEFTA-s, porse nuk ka hasur në mirëkuptim nga pala serbe.