Ballina / OP./INTERVISTA / Në Berlin, me qëndrime të kundërta
Berlin_Brandenburger

Në Berlin, me qëndrime të kundërta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj në fund të këtij muaji pritet të udhëtojnë për në Gjermani, me ç’rast do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se temë kryesore e Samitit do të jetë dialogu me Serbinë, porse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje finale mes dy vendeve. Por pavarësisht faktit se në takimin e 29 prillit pritet të diskutohet për vazhdimin e dialogut dhe për heqjen e taksës, presidenti e kryeministri do të shkojnë në Berlin me qëndrime të kundërta rreth këtyre çështjeve.

Derisa Thaçi është pro heqjes së taksës dhe pro korrigjimit të kufirit me Serbinë, Haradinaj vazhdon të mbajë qëndrim kundër të të dyja këtyre opsioneve: edhe largimit të tarifës pa njohje të Kosovës nga Serbia, edhe lëvizjes së kufijve.

Megjithëkëtë njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në takimet e Berlinit do të bëhen përpjekje për ta gjetur një rrugëzgjidhje, e cila do të mund të çonte drejt heqjes së taksës ndaj produkteve serbe dhe vazhdimisht të bisedimeve me palën serbe./zëri

Provo po ashtu

haradinaj

REL: Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.