punet nga shtepia

Në BE 5.2 për qind e personave punojnë nga shtëpia

Eurostat ka publikuar disa të dhëna interesante që tregojnë përqindjen e evropianëve që punojnë rregullisht nga shtëpia.

Në vitin 2018, 5.2 për qind e personave të moshës 15-64 vjeç, punonin rregullisht nga shtëpia në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo përqindje ka mbetur relativisht konstante në rreth 5 për qind, në dhjetë vitet e fundit.

Holanda shënon përqindjen më të lartë të personave që deklarojnë se punojnë zakonisht nga shtëpia, 14 për qind, ndjekur nga Finlanda, me 13,3 për qind.

Norma e personave që punojnë nga shtëpia është shumë më e ulët në disa vende të Evropës Lindore dhe praktikisht e panjohur në Rumani e Bullgari, ku normat janë përkatësisht 0.3 dhe 0.4 për qind.

Sipas Eurostat, njerëzit më të vjetër në moshë kanë tendencën të punojnë më shumë nga shtëpia se më të rinjtë. Në vitin 2018, 1.8 për qind e personave të moshës 15-25 vjeç në vendet e Bashkimit Evropian punuan nga shtëpia .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.