Ndryshimiet që duhet të bëjë një lider në organizatë

Një organizatë ku ndryshimi ndodh shpesh dhe në mënyrë organike është përgjithësisht një organizatë e shëndetshme.

Shkruan: Phd.Candidate Elmedina Bajgora

Si drejtues, ju mund të kultivoni një kulturë ndryshimi duke përdorur ekspertizën tuaj në fushën tuaj, si dhe disa këshilla nga  J. Frank Brown praktikat dhe teknikat më poshtë:

Jini të vetëdijshëm për konkurrencën tuaj dhe vendin e tregut ndërsa zhvilloni azhurnimet dhe përmirësimet tuaja.
Përdorni aftësitë tuaja të komunikimit për të ndihmuar ekipin të kuptojë se nëse organizata nuk ndryshon dhe përmirësohet vazhdimisht, ajo do të mbetet pas. Si gjithmonë, le t’i shprehin shqetësimet dhe ndjenjat e tyre për ndryshimin.
Jini të hapur dhe transparent për nevojën për ndryshim dhe për ato që po ndodhin. Disa drejtues kanë frikë të përmendin edhe fjalën “ndryshim” nga frika se kjo do të shqetësojë ekipin, por mendimi im është që ne duhet të jemi të sinqertë dhe transparent në lidhje me të, dhe ta kthejmë atë në një situatë të pranueshme dhe të pritshme.
Shpërblejeni ata që kontribuojnë në kulturën e ndryshimit, të cilët vijnë me ide dhe / ose zbatojnë me sukses programe ndryshimi. Dhe kurrë mos i ndëshkoni ata që përpiqen shumë, por jo aq mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.