Ballina / Shkencë / Ndryshimet që sjell mosha 24!
shkathtesite

Ndryshimet që sjell mosha 24!

 Treshja e hulumtuesve amerikan nga Universiteti  Simon Fraser (SFU)kanë bërë hulumtimin e parë në lidhje me eksperimentin mbi shkencat shoqërore.

Joe Thompson nga SFU, në bashkëpunim me profesorin Mark Blair  dhe Andreë Henrey, kanë analizur kohën kur ne fillojmë të përjetojmë rënie me moshë sa i përket aftësive njohëse motorike dhe se si mund t’i kompensojmë ne ato.

Treshja e hulumtuesve analizuan rekordet e performancave digjitale të 3,305 të lojtarëve të një loje kompjuterike ‘StarCraft 2’ të cilët i përkisni moshëave 16-44 vjeç.

‘StarCraft 2’ është lojë kompjuterike e luftërave intergalaktike ku lojëtarët marrin përsipër për të fituar para.

Të dhënat  e tyre mbi performancën, janë zbulim i madh, për faktin se ata përfaqësojnë mijëra orë me vlerë duke krijuar strategji në kohë reale me bazë strategjike të kryer në nivele të ndryshme të aftësisë.

Duke përdorur modelin kompleks statistikor, studiuesit distiluan kuptimin nga ky përpilim kolosal të informacionit rreth asaj se si lojtarët iu përgjigjën kundërshtarëve të tyre dhe mbi të gjitha sa i mori kohë atyre të reagojnë.

Pas rreth 24 vitesh , lojtarët shfaqën ngadalësim në shpejtësinë njohëse që konsiderohet e rëndësishme  për performancë”, sqaron Thompson, udhëheqësi i këtij studimi. Madje ai shton se një performancë e tillë është në nivel të  lartë të aftësisë. /infoglobi/

@Fluidi

Provo po ashtu

modifikimi gjenetik njerezor

Hapet “Kutia e Pandorës”, shkencëtarët kritikojnë modifikimin gjenetik njerëzor

Shkencëtarët dhe akademikët nga e gjithë bota dënuan sot një kërkim kinez që pretendon se, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.