Ndryshe nga Trump, Joe Biden thotë se do të vendos maskë në fytyrë në publik

Kandidati presidencial demokrat i SHBA Joe Biden thotë se do të jetë i veshur me një maskë në fytyrë kur të dalë në publik.

Kjo deklaratë e tij u dha një ditë pasi që presidenti aktual amerikan dhe kandidati republikan për president në zgjedhjet e ardhëshme i refuzojë këshillat e ekspertëve të tij personal, për ta vendosur maskën në fëtyrë, kur të lëvizë në ambiente publike.

Ish Zëvendëspresidenti Biden u tha mediave amerikane se: -“ne të gjithë njerëzit duhet ti ndjekim rekomandimet e ekspertëve dhe shkencëtarëve”.
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan kohët e fundit që Amerikanët duhet të mbajnë , “në ambiente publike ku masat e tjera sociale të distancimit janë të vështira për t’u mbajtur”.

Presidenti Trump ka thënë se ai me siguri nuk do të vendos mbulesën e fytyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.