Ndryshe nga NATO, Haradinaj thotë se FSK ka mandat të plotë në gjithë Kosovën

Lidhur me marrëveshjen e publikuar sot nga zyra ligjore e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshjen të cilësuar sekrete mes presidentit Hashim Thaçi e NATO-s për FSK-në, ka reaguar edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, sipas të cilit ai ka kërkuar nga NATO të nënshkruhet protokoll i ri pa kufizime operacionale territoriale.

Siç dihet një protokoll i tillë nuk është nënshkruar as sot e kësaj dite. E dihet poashtu se edhe pas letrën së Haradinajt drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg me 9 janar 2019, Stoltenberg u kishte deklaruar mediave se FSK nuk ka të drejt të hyjë në veri pa pëlqimin e KFOR-it/NATO-së.

LEXO këtu çfarë kishte deklrauar Stoltenberg dhe admirali FOGGO diku rreth 20 ditë pas letres që i është dorëzuar atij nga ish kryeministri Haradinaj.

Stoltenberg: FSK-ja nuk mund të hyjë në Veri, NATO-ja e zhgënjyer me taksën

Sido që të jetë përmes Facebook-ut, Haradinaj sot thotë se FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës.

InfoGlobi po ua sjell më poshtë edhe reagimin e sotëm të Haradinajt 

Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë.

Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale.

Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim. Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATOs/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale.

Marrëdhënia me NATOn për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi.

Me marrëdhëniet tona strategjike nuk bën të luhet për disa tituj populist.

Lexoni Ligjet që kemi votuar dhe aty i keni të gjitha përgjigjet.

Kryeministri Kurti i ka këto korrespodenca në dispozicion të plotë në Kryeministri, poashtu i ka votuar ligjet ku FSK-ja mandatohet pa kufizime territoriale në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, dhe do të duhej të jetë i vetëdijshëm tashmë se sa historik për përmbylljen e brendshme të sovranitetit të Kosovës ka qenë përgaditja, dërgimi, dhe votimi unanim i Ligjeve të FSK-së në dhjetor 2018.

RH

Pak pas kësaj paraqitjeje të Haradinajt zyrtari i NATO-së / KFOR-it i ka deklaruar infoGlobit të njejtën gjë që e kishte thënë vjet, pra se nuk ka lëvizje të FSK-së pa pëlqim të KFOR-it.

Prononcimin e sotëm të NATO-KFOR për portalin tonë e gjeni këtu:

Zyrtare: Çdo lëvizje e FSK-së në veri kërkon njoftim paraprak /pajtueshmëri nga KFOR-i .

LEXO EDHE

Veseli: Shqetësuese që Kurti cilëson MV me NATO në kundërshtim me interesat e Kosovës

Letra Thaçi – Rasmussen dhe reagimi i Kryeministrit Kurti (dokument)

Ju sjellim edhe letrën e Haradinajt:

@infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.