Ballina / KOSOVA / Ndrecaj thotë se ka shkuar të pajtohet, e jo të vras gruan dhe të bijën!!!
ndrecaj

Ndrecaj thotë se ka shkuar të pajtohet, e jo të vras gruan dhe të bijën!!!

Në katër faqe aktakuzë prokurorja Mene Syla ka sqaruar konfliktet e mëhershme në çiftit Ndrecaj të cilat mbrëmë përfunduan me dy vrasje.

Aktakuza e prokurorisë së Gjakovës sqaron historinë e konfliktit në mes çiftit.

Konflikti në mes qifti kishte eskaluar mbrëmjen e 10 majit 2018 kur Valbona Ndrecaj kishte denoncuar në polici se ishte rrahur nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj. Prokuroria përshkruan se Ndrecaj atë mbrëmje e kishte kapur për flokësh gruan e tij dhe e kishte goditur me boksa në kokë dhe në syrin e majtë.

Atë mbrëmje pas ankesës së viktimës Nrecaj ishte prangosur për tu mbajtur deri me 11 qershor në paraburgim.

Prokuroria sqaron se konflikti në mes çiftit ishte inicuar nga një konflikt që njëri nga fëmijët e çiftit e kishte me fëmijët e vëllait të Ndrecajt. Viktima në deklaratë kishte përshkruar se djali i saj kishte gjetur 5 euro në rrugë ndërsa djali i kunatit kishte pretenduar se ishin të tijat gjë që kishte quar në një konflikt në mes kunatave. Siç përshkruhet në aktakuzë burri të nesërmen i kishte dhënë djalit të vëllait paratë. Vendimi për t’ja kthyer paratë ishte pritur si ofendim nga viktima e cila ishte fjalosur me burrin e saj fjalosje kjo e cila më pas kishte eskaluar në sulmin fizik. Në dëshminë e saj Valbona Ndrecaj kishte përmendur se disa herë me radhë ishte rrahur nga burri ndërsa kishte ankesa se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale pa pajtimin e saj. Një muaj para se të paraburgosej Nrecaj çifti ishin pajtuar me një ndërmjetësues me premtimin se dhuna nuk do përsëritej.

40 vjeçari dyshohet se mbrëmë qëlloi për vdekje ish gruan dhe vajzën 9 vjeçare.

Në polici Ndrecaj ka deklaruar se në natën kritike ai nuk ka shkuar të vras askend, por që të pajtohet me gruan. Cuditërisht në “pajtim’ brasësi kishte me vete armën e cila goditi dhela të vdekur bashkëshorten dhe të bijën e tij 9 vjeçare.

Burimet e infoglobit rrëfejnë se raste të dhunës në familje ka pasur edhe më herët.

@Fluidi

Provo po ashtu

blakaj

Prokurori që iku në Amerikë deklaronte të ardhurat edhe nga kuponët fiskalë

Presionet dhe kërcënimet, të cilat dyshohet se e kanë shtyrë ish-prokurorin special, Elez Blakaj, drejt …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.