Ballina / Galeria / Ndotja e ajrit në Prishtinë nëpërmjet fotove nga qielli
Ndotja e ajerit ne Prishtine

Ndotja e ajrit në Prishtinë nëpërmjet fotove nga qielli

Prishtina ditëve të fundit është bërë qyteti me ajrin më të ndotur në botë. Niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet është rritur bashkë me shqetësimet për shëndetin.

Të mërkurën, në kryeqytetin kosovar, do të organizohet një protestë, në shenjë indinjate ndaj institucioneve vendore për neglizhimin e situatës me ajrin e ndotur.

Prishtinasit po kërkojnë që çështja e ndotjes së ambientit të merret më seriozisht nga ana e Qeverisë dhe pushtetit lokal.

Se ajri në Prishtinë është i tmerrshëm ditëve të fundit e dëshmojnë edhe disa fotografi të reja, të bëra nga qielli.

Fotografi Arton Krasniqi ka publikuar në Facebook fotografitë që shfaqin një Prishtinë të zymtë, që të ngjason me një qytet post-apokaliptik.

Për ndotjen e ambientit ka dhënë zyrtarisht alarm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska. Sygjerim tjetër i IKSH-së ishte të mos hapen dritaret e shtëpive e të banesave, as për nevoja të ajrosjes.

Ndotja e ajerit ne Prishtine
Ndotja e ajerit ne Prishtine

@Fluidi

Provo po ashtu

geo magazine shqiperia

“Geo magazine” (1988): Shqipëria, vendi më i çuditshëm i Evropës

Në periudhën time universitare në Francë, një koleg student, nga që e dinte se jam …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.