Ndotja akustike problem në shëndetin mendor

Nëse qëndrojmë në zhurma për një kohë të gjatë, atëherë secili prej nesh rrezikon të humbasë dëgjimin.

Shqiptarët për-veç sëmundjeve të cilat i kanë të trashëguara apo që lindin gjatë viteve të jetës, kanë edhe një faktor tjetër, i cili ndikon në rritjen e sëmundshmërisë. Janë pikërisht zhurmat akustike ato që ndikojnë në uljen e dëgjimit, agresivitet, çrregullime psikike dhe deri në probleme kardiovaskulare. Të jetosh në Tiranë, duhet të marrësh përsipër kosto të larta shëndetësore.

Ndotja akustike, e cila në kryeqytetin shqiptar tejkalon disa herë normat e vendosura nga Bashkimi Evropian sipas mjekëve shkakton tek qytetaret probleme serioze në shëndetin e tyre.

“Me ekspozimin ndaj zhurmave mesatarisht të larta për një kohë më të gjate se të lejuar, fillojnë të ndihen shenja shqetësuese si oshtime në vesh, zërat e jashtëm vijnë të mbytur dhe të zbërthyer.

Megjithatë, në varësi të kohëzgjatjes së zhurmës shkaktare, rikuperimi mund të vijë për një periudhë prej disa minutash deri orësh e ditësh.

Në se ky dëmtim nuk rikuperohet para se të vijë një ekspozim tjetër i ekzagjeruar zhurmash dëmtimi i dëgjimit është në një rrugën pa kthim”,-thotë mjeku specialist.

Po ashtu sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja akustike ul pro-duktivitetin dhe aftësinë për të mësuar, rrit aksidentet dhe kontribuon në përdorimin e barnave narkotike, raporton BW.

Për më tepër, kërkimet kanë treguar se në rastet kur njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë kun-dër ndotjes akustike, ata demotivohen, u duket më e vështirë për të zgjidhur problemin dhe heqin dorë nga pikësynimet e vendosura.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik qytetarët e Tiranës duhet të bashkëjetojnë çdo ditë me zhurma më të larta se 70 decibel kur kufiri maksimal sipas BE duhet të jetë 55 decibel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.