Ballina / Ndodhi në këtë ditë / Ndodhi në këtë ditë , 20 Janar

Ndodhi në këtë ditë , 20 Janar

20 Janar

Më 20 janar 1961, në ndërtesën e sapo rinovuar të Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, John Fitzgerald Kennedy u përurua si presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara. Ishte një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, dhe kryeqyteti i vendit ishte i mbuluar me borë. Ceremonia filloi me një lutje fetare, dhe pastaj këngëtarja afro-amerikane e operas Marian Anderson këndoi “Star-Spangled Banner,” dhe Robert Frost recitoi poezinë e tij “The Gift Outright”.

Kennedy, kandidati i më i ri i zgjedhur ndonjëherë në zyrën e Presidentit dhe presidenti i parë katolik i SHBA-ve, deklaroi se “pishtari tani ka kaluar te një brez të ri i amerikanëve” dhe u bëri thirrje amerikanëve të “mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin tuaj”.

Meqë ai ishte zgjedhur në moshën 29 vjecare si kongresmen dhe ishte i njohur për qëndrimet e tij rreth politikës së jashtme, idealist Kennedy dhe gruaja e tij joshëse, Jackie, ishin mjaft të dëshiruar për shtypin.  Si kandidat Kennedy poashtu kishte pasur një fushatë interesante, ku babi i tij i kishte blerë një avion pasagjerësh Convair 40-të transportit për kandidatin Kennedy dhe stafin e tij që të udhëtonin në të gjithë vendin. Si pjesë e fushatës, deri më 1960, në kohën e mbledhjes së Konventës Kombëtare Demokratike, Kennedy kishte shtatë fitore primare. Me kundërshtar si Nixon dhe Henry Cabot Lodge, Kennedy ia doli tëkishte paraqitje të mira televizive në debatet me Nixon-in, dhe konsiderohej si një vlerë e re për politikën presidenciale. Më 8 nëntor 1960, ai u zgjodh president.

Kennedy, gruaja e tij, dhe familja dukeshin përfaqësues të denjë të frymës rinore të Amerikës së viteve 1960, dhe Shtëpia e Bardhë Kennedy tashmë ishte idealizuar nga admiruesit si një “Camelot” i periudhës bashkëkohore.

Si pjesë e politikës së tij të jashtme, Kennedy luftoi në mënyrë aktive komunizmit në botë, duke urdhëruar të diskutueshmin Invazionin e Gjirit të Derrave të Kubës dhe dërgimin nga SHBA të mijëra “këshilltarëve” ushtarak në Vietnam. Gjatë krizës së raketave kubane, ai shfaqi qëndrueshmëri dhe përmbajtje, duke treguar kundërshtim palëkundur për vendosjen e raketave sovjetike në Kubë, por edhe duke treguar lidership të lartë gjatë negociatave për heqjen e tyre. Në frontin e brendshëm, ai futi legjislacionin social të quajtur “New Frontier”, duke bërë thirrje për një politikë të rreptë që heq dallimet federale dhe prezantimin e një ligji të ri gjithëpërfshirës për të drejtat civile. Më 22 nëntor 1963, më pak se tre vjet në detyrën e Presidentit të SHBA-ve, Kennedy u vra teksa udhëtonte në një autokolonë me makinë të hapur me gruan e tij në Dallas, Texas.

1736 Në Skoci u lind shpikësi i motorit me avull, James Watt. Skocezi shquhej me dijen e tij teorike dhe zbatimin e sajë në praktikë. Me një rast miku i tij profesori John Robison, e sygjeroi që të studioj mundësitë e përdorimit të avullit për të prodhuar rrymën. Atëbëtë, Wat-i nuk kishte parë kurr se si dukej një motor me avull.Por, ai bëri çmos që ta ndërtojë ate. Për fat të keq, fillimisht ai nuk pati sukses, mirëpo Watt nuk u dorëzua. Pas shumë përpjekjeve James Watt ia doli me sksperimentet e tij. Më 1965 ai kishte një motor që e përdorte si model pune. Motori prodhonte rrymën dhe funksiononte me avull. Produkti i vërtetë i James Watt-it, në fakt u finalizua më 1776. Ai njihet si motori i parë me avull, paisje kjo që ndryshoi historinë e njerëzimit për shumë shekuj.

1809 Shkrimtari i njohur me pikëpamjet universale që në epiqendër kishin njeriut dhe interesat e tij, Edgar Allan Poe, lindi nw Boston.

1943 Rock këngëtarja, Janis Joplin u lind në Port Arthur,Teksas.

1976. – Për herë të parë u vu në qarkullim fluturakja për transportimin e njerëzve. Dy fluturaket e para, të llojit Konkord u nisën nga aeroporti londinez Heathrow dhe nga aeroporti Orli i Parisit. Flutirimi nga Londra kishte për cak vendin e vogël Bahrein, kurse fluturakja e cila u nis nga Parisi, ka fluturuar drejt Rio de Zheneiros. Kjo fluturake, atëherë krejtësisht e re për botën, fluturonte me shpejtësinë mbi 1.350 ,milje në orë, ose 50 për qind më shpejt se fluturaket e tjera që ekzistonin në arë kohë.

1993 Bill Klinton merr postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klinton ishte presidenti i 42-të me radhë i SHBA-ve.

2010 – 200 mijë njerëz humbën jetën nga tërmeti që kishte goditur Haitin.

@Fluidi

Provo po ashtu

martin luther king

Fjalimi i Martin Luther King, nobelistit që u vra me 4 Prill 1968

“Unë kam një ëndërr”, padyshim është njëri nga fjalimet më të famshëm të viteve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.