Ballina / KURIOZITETE / Ndodhi edhe kjo: Majmuni humbi gjyqin me fotografin
In Fabric
majmuni dhe gjykimi

Ndodhi edhe kjo: Majmuni humbi gjyqin me fotografin

Në vitin 2011, fotografi David Slater ndodhej në një pjesë të xhunglës indoneziane, kur krejt papritur një majmun makaku i mori aparatin nga dora dhe shkrepi një “selfie”.

Pasi rimori nën kontroll aparatin, Slater u mahnit nga imazhi që kishte shkrepur majmuni dhe nxitoi ta publikojë atë, pa menduar se kjo do t’i kushtonte një betejë dy vjeçare ligjore.

Në 2015, PETA, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Shtetet e Bashkuara “mori përsipër” që të përfaqësojë majmunin në foto për t’i kërkuar fotografit Slater të drejtat e imazhit dhe që të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga këto shkrepje të ndaheshin përgjysmë me majmunin.

Në fund, një gjykatës amerikan vendosi t’i japë të drejtë fotografit dhe të hedhë poshtë pretendimet e majmunit të përfaqësuar nga PETA. Megjithatë, vetë Slater vullnetarisht tha se do të dhurojë 25 përqind të të ardhurave nga ky imazh për organizatën që mbron kafshët

Check Also

Barak Obama

Ja sa paguhet për fjalimet e tij Barak Obama

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka filluar t’i bëjë dollarë vitet e veta kaluar në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *