fbpx
erasmus

Ndjekni nga afër një sipërmarrës me eksperiencë, ERASMUS paguan

Nëse keni ndërmend që së shpejti të hapni një biznes të ri, ju mund të kualifikoheni për skemën e shkëmbimit të Erasmus.

Ky është një program që bën që ju të shkoni në një vend të BE-së për të punuar e për të mësuar nga një sipërmarrës me eksperiencë. Për të qenë pjesë e këtij programi ju duhet që të prezantoni idetë tuaja për biznesin. Dhe mund të aplikoni edhe nëse keni më pak se 3 vite që keni nisur biznesin tuaj.

Nëse do të bëheni pjesë e programit Erasmus, ju duhet që të qëndroni në një nga vendet që do ju tregojmë më poshtë, për një periudhë nga 1 deri në 6 m uaj dhe pa shkëputje. E mira e këtij programi është se ofron edhe mbështetjen financiare. Që nga shpenzimet e udhëtimit e deri tek kostot e jetesës deri në përfundim të programit.

Për tu bërë pjesë e programit, mund të aplikoni vetë këtu: https://webgate.ec.europa.eu/erasmusentrepreneurs/index.cfm?fuseaction=nehemgt.reg_form#1

Ose mund të lidheni me pikën e kontaktit të Shqipëri, nëse doni më shumë siguri. Klikoni këtu: https://www.erasmus-entrepreneurs.eu/page.php?cid=05&pid=018&ctr=AL&country=Albania

Më poshtë po ju rendisim shtetet dhe shumat përkatëse të parave që do të merrni nëse bëheni pjesë e këtij programi. Për të aplikuar thjesht ju duhet një CV, një letër motivimi dhe sigurisht plani juaj i biznesit./Scan/

Danimarkë-1100 euro

Irlandë, Mbretëria e Bashkuar-1000 euro

Finlandë, Suedi-950 euro

Austri, Francë, Islandë, Itali-900 euro

Belgjikë, Gjermani, Luksemburg, Holandë, Spanjë-830 euro

Qipro, Greqi, Portugali-780 euro

Turqi-750 euro

Kroaci, Malta, Slloveni-720 euro

Estoni, Hungari-670 euro

Armeni, Çeki, Letoni, Poloni, Sllovaki-610 euro

Bullgari, Maqedoni, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Serbi-560 euro

Shqipëri, Moldavi-530 euro

Rajonet të largëta të BE-së, dhe sipërmarrës me nevoja të veçanta-1100 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.