Ballina / Tech këshilla / Ndiqni këto këshilla, bateria e celularit do të qëndrojë më shumë

Ndiqni këto këshilla, bateria e celularit do të qëndrojë më shumë

Ndiqni këto këshilla, bateria e celularit do të qëndrojë më shumë

1 – Ndriçimi i lartë

Sa më i lartë të jetë ndriçimi i celularit, aq më shumë do të shkarkohet bateria. Për të kursyer baterinë, këshillohet që ta vendosni ndriçimin në parametra normalë, ose të zgjidhni opsionin “auto-brightness”, i cili rregullon automatikisht ndriçimin në varësi të dritës së jashtme.

2 – Aplikacionet

E dini që disa aplikacione (si Instagrami) e shkarkojnë batërinë më shpejt se të tjerët? Për të kontrolluar se cili aplikacion ju harxhon më shumë bateri, shihni “Battery Usage Settings” dhe sigurohuni që ta mbyllni gjatë kohës që nuk e përdorni.

3 – Njoftimet (notifications)

Nëse merrni njoftim për çdo like a follow në rrjete sociale, mundësitë që bateria t’ju shkarkohet brenda pak orësh janë të larta. Prandaj, pa qenë nevoja t’i shihni çdo dy minuta, mund t’i bllokoni njoftimet.

4 – Vendosja me dridhje (silent)

Nëse dëshironi më shumë bateri, përdoreni sa më pak opsionin e dridhjes.

5 – Përditësimi automatik i aplikacioneve

Aplikacionet përditësohen (update) pothuajse çdo ditë, ndaj për të kursyer baterinë bëni mirë ta kaloni update-in nga automatik në manual, në mënyrë që të keni kontroll të plotë. POR mos e anashkaloni përditësimin, sepse është i rëndësishëm edhe për heqjen e viruseve.

6 – Mospërdorimi i Airplane Mode

Gjatë kohës kur jeni në një vend pa sinjal ose nuk mund të përdorni, telefonin aktivizoni Airplane Mode.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.