Ballina / BOTA / Ndiqeni LIVE Samitin e BE-së që po mbahet në Sofje
samiti sofje

Ndiqeni LIVE Samitin e BE-së që po mbahet në Sofje

Sot në Sofje të Bullgarisë do të mbahet Samiti i BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të jenë pjesë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e këtij samiti, është edhe Kosova, ku tashmë Presidenti Hashim Thaçi gjendet atje dhe do të marrë pjesë në këtë takim

Për të parë drejtpërdrejtë samitin e BE-së, ju mund të klinkoni në linkun më poshtë ku do të lidhëni direkt me ngjarjen atje.

Për të parë samitin, klinkoni këtu, në këtë link.

Me nismë të kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, e me mbështetje të Komisionit Evropian dhe presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, të enjten (sot), zhvillohet Samiti në Sofje, i cili nuk do të ketë në fokus procesin e zgjerimit të BE-së, por aspekte si konektiviteti, zhvillimi digjital, migracioni, reformat dhe çështje të tjera, të cilat duhet të avancohen në rajon në mënyrë që ai të afrohet me BE-në.

Pa zhvillim ekonomik do të jetë vështirë që vendet e rajonit të Ballkanit të afrohen me BE-në dhe të bëhen të pranueshme për qytetarët e BE-së. Edhe vetë kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në një konferencë në Sofje në prag të Samitit ka përmendur si shembull se të gjitha gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor së bashku nuk e kanë nivelin e Bruto Prodhimit të Brendshëm sa e ka Sllovakia vetëm.

Provo po ashtu

Trump tërheq vendimin për mbajtjen e Samitit G20 në resortin e tij në Florida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planet që Samiti G7 i vitit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.