Ballina / OP./INTERVISTA / Ndikimi ekonomik e social i Botërorit
ndikimi social fifa

Ndikimi ekonomik e social i Botërorit

Deri në përfundim të Kupës Botërore do të jenë luajtur 64 ndeshje në 12 vende dhe 11 qytete. Për shumë njerëz në Nizhni Novgorod – një nga qytetet ku po zhvillohen ndeshjet e futbollit – ngjarja një mujore ka qenë festa më e madhe në qytet prej disa dekadash.

Për shumë njerëz, përvoja e takimit me njerëz nga e gjithë bota ka qenë një nga pikat kryesore të Kupës Botërore. Që kur filloi turneu, kamerierja 21-vjeçare Lena Tikhomirova u ka shërbyer klientëve që nga Korenë e Jugut e deri Argjentinë. Një përvojë që ajo thotë se ka ndryshuar jetën e saj.

“Marrëdhënia ime me të huajt ka ndryshuar. Kam bërë shumë miq të rinj, kam praktikuar anglishten. Është fantastike. Më duket sikur bashkë me mua ka ndryshuar edhe qyteti. Vendi është më i gëzueshëm, më i gjallëruar”, thotë Lena.

Gennady, një shofer taksie 62 vjeçar thotë se për dekada me rradhë, qyteti ka qënë qendër për kërime ushtarake dhe bërthamore. Sot, është shumë ndryshe.

“Është me të vërtetë mirë, shumë turizëm, dhe shumë punë për të çuar njerëzit në hotele, aeroport dhe stacionin hekurudhor. Njerëz që vijnë dhe shkojnë, i takoj, iu shërbej dhe, të gjithë janë shumë të sjellshëm. Pas ndeshjes ulen dhe pinë birrë dhe pastaj janë shumë të gëzuar në taksi”.

Muzikantët Vadim Arkhipov dhe Konstantin Pechyonov janë kënaqur me çdo gjë, por janë të trishtuar, që festa duhet të përfundojë.

“Nuk do të shohim kurrë diçka të tillë përsëri. Kjo është festa më e madhe e të gjitha festimeve … Kaq shumë njerëz, kaq shumë të huaj, kaq shumë kostume dhe aq shumë për njerëzit të gëzuar.

Dhe ndërkohë që shumica e njerëzve që jetojnë në këtë qytet janë argëtuar me festimet e Kupës Botërore – ka qenë një ngjarje që ndryshoi jetën e të paktën një banoreje.

Lena Tikhomirova thotë se megjithëse e do vendin e saj – ajo tani po shqyrton mundësinë e studimeve jashtë vendit – për të mësuar rreth kulturave të reja dhe për të bërë miq të rinj.

@Fluidi

Provo po ashtu

Shtetet e Bashkuara, NATO dhe terrorizmi

Presidenti i Brookings Instituion (think tank më i madh amerikan), ish Komandant i ushtrisë amerikane …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.