Ballina / Biznes / Karrierë / Ndëshkimet po e “hanë” buxhetin
punishtja e bechtel enka

Ndëshkimet po e “hanë” buxhetin

Konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka” nuk është i vetmi që po kërkon miliona euro nga buxheti i shtetit për mosrealizim të kontratës.

Po ashtu, kompania “Limak”, e cila e ka marrë me koncesion Aeroportin e Prishtinës, po kërkon nga Qeveria e Kosovës edhe gjithsej 84 milionë euro për zgjerim të pistës, derisa nga kjo shumë Qeveria është pajtuar t’ia japë 34 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndëshkimet për mospërmbushje të kontratës mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka”, kompani kjo që po e ndërton autostradën Prishtinë – Shkup, në njërën anë dhe kërkesa astronomike prej 84 milionëve e kompanisë “Limak”, e cila e ka në menaxhim aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, po e “hanë” buxhetin e shtetit tonë.

Qeveria e Kosovës kohë më parë ka marrë vendim që për zgjerim të pistës “Limak Kosovo International Airoport JSC” t’ia japë 34 milionë euro, por kjo e fundit po kërkon edhe 50 milionë euro më shumë, gjithsej 84 milionë euro e që është shumë e parave është e papërballueshme për arkën e shtetit.

@Fluidi

Provo po ashtu

kursimet

Dita Botërore e Kursimit, shënohet edhe në Kosovë

Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.