Ballina / Shkencë / Ndërtesat antike mbijetuan 2000 vjet, ja pse

Ndërtesat antike mbijetuan 2000 vjet, ja pse

Shkencëtarë, duke përcjellë udhëzimet nga viti 30-të p. e. s., kanë ndërtuar materialin, i cili është treguar pakrahasueshëm më rezistent se ndërtimi modern

Arkitekti romak Vitruvuis ka shkruar në vitin 30-të p. e. s., reçetën për “çimenton”, i cili edhe ndërtimin e sotshëm do ta bënte shumë më jetëgjatë.

Përbërësi kryesor është rëra vullkanike, e cila në kombinim me gurin ua ka mundësuar ndërtesave romake të mbijetojnë 2000 vite, përkundër të gjitha fatkeqësive të motit, të cilat kanë ndodhur gjatë tyre.

Hulumtimi të cilin e ka udhëhequr vullkanologia Marie D. Jackson nga Berkeley, tregob se përzierja të cilën me rastin e ndërtimit e kanë përdorur romakët ka paraqitur rrezik pakrahasueshëm më të vogël për ambientin, transmeton InfoGlobi.

Gjatë hulumtimit është bërë përzierja e njëjtë për ndërtim ashtu siç ka qenë ajo e Virtruviusit. E kanë lënë të forcohet 180 ditë dhe pastaj e kanë shikuar me rentgen. Kanë zbuluar se është krijuar një kristal i fortë mineralesh, i cili e pengon shgaqjen e plasaritjeve mikroskopike, të cilat janë shkaku kryesor i rrënimit të betonit modern të bërë prej çimentos.

Roma ndodhet ndërmjet dy rajineve vullkanike – Kodrës Alban në jug dhe Monti Sabatini në veri. Ndërtimtarët romakë kanë eksperimentuar me disa lloje të hirit vullkanik para se ta kenë gjetur përbërësin oprimal për ndërtimin e tyre. Kanë vendosur për kombinimin e rërës së kuqe dhe të zezë nga hiri i Pozzolane Rosse në Kodrën Alban.

Për mbretin e parë romak August, materiali i përsosur për ndërtimin ka qenë me rëndësi të madhe. Ai ka filluar traditën e ndërtimit të përmendoreve dhe ripërtëritjen e ndërtsave, disa prej të cilave kanë qëndruar edhe deri në ditët e sotme. Washington Post/InfoGlobi.info

Provo po ashtu

Supozimi i radhës: Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo …